Trump planifikon të mbajë një fjalim të pazakontë në ditën e inaugurimit të Bidenit

Amerika

Trump planifikon të mbajë një fjalim të pazakontë në ditën e inaugurimit të Bidenit

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 17:58
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump thuhet se po përgatitet të lërë në hije inaugurimin e presidentit të zgjedhur, Joe Biden më 20 janar.

Ai do të konfirmojë kandidaturën për zgjedhjet në 2024 në një tubim, njoftoi independent.

Gazeta në Londër shkruan se republikani planifikon të largohet nga zyra në një “stil dramatik”, duke përdorur të gjitha kompetencat si president.

Përveç tubimit, Trump planifikon të largohet nga Shtëpia e Bardhë me aeroplanin presidencial, Air Force One për në Florida, ku do t’iu drejtohet mbështetësve.

Independent kujton se NBC News më parë raportoi se burime pranë Trumpit thonë se nuk do të jetë në inaugurimin e demokratit dhe se mund të mos ftohet të vijë në Shtëpinë e Bardhë me gruan e tij Jill, gjë që është zakon në Shtetet e Bashkuara.

Ndryshe, Biden tashmë ka siguruar votat e nevojshme që të shpallet president i ri i SHBA-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat