Ekipi mjekësor i Bidenit do ta luftojë COVID-19 duke u bazuar në “shkencë dhe fakte”

Amerika

Ekipi mjekësor i Bidenit do ta luftojë COVID-19 duke u bazuar në “shkencë dhe fakte”

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 00:37
Joe Biden

Joe Biden ka zgjedhur për udhëheqëse të Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Rochelle Walensky.

Kjo e fundit ka shkruar në llogarinë personale në Twitter se ndihet e nderuar me besimin që ka treguar presidenti i zgjedhur, Biden.

“Jam e nderuar që jam thirrur të drejtoj ekipin brilant në CDC. Ne jemi të gatshëm ta luftojmë këtë virus me shkencë dhe fakte”, pohoi mjekja.

Ajo ka treguar se karrierën mjekësore e ka filluar në kulmin e krizës së sëmundjes së Sidës.

“Unë fillova karrierën time mjekësore në kulmin e krizës së HIV/AIDS dhe kam kaluar jetën time që prej asaj kohe duke punuar për të hulumtuar, trajtuar dhe luftuar sëmundjet infektive”, shkroi Walensky në Twitter.

Walensky është eksperte e sëmundjeve infektive që punon në Shkollën Mjekësore të Harvardit dhe Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat