ShBA, sistemi shëndetësor në vështirësi për shkak të valës në rritje të COVID-19

Amerika

ShBA, sistemi shëndetësor në vështirësi për shkak të valës në rritje të COVID-19

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Kreu i zyrës së shëndetit publik në SHBA, Jerome Adams theksoi se vala e koronavirusit të ri (COVID-19) e cila ka kaluar në rritje javët e fundit ka ndikuar negativisht në kapacitetin e shërbimeve shëndetësore në vend.

“Kjo valë është ndryshe nga vala e parë që përjetuam. Kjo ka të bëjë vërtet me kapacitetin e shërbimit shëndetësor dhe në vende të caktuara spitalet nuk janë në gjendje ta përballojnë atë”, theksoi ai në një ë një deklaratë për ABC.

“Për këtë arsye përparësia në vaksinimin kundër COVID-19 do të përfshijë edhe personelin shëndetësor”, theksoi Adams duke shtuar se në këtë mënyrë shpresojmë të rrisim kapacitetin e kujdesit shëndetësor.

“Do të jemi të sigurt që fillimisht do të vaksinohen njerëzit që mund të vdesin nga ky virus”, nënvizoi Adams i cili shtoi se 40-50% e vdekjeve të lidhura me COVID-19 në vend shënohen në shtëpitë e kujdesit dhe në mesin e popullatës së moshuar.

Ai tha se do të jenë qeveritë e shteteve ata që do të marrin vendimet përfundimtare se cilët do të vaksinohen me prioritet dhe se deri në fund të vitit do të jenë të gatshme 20 milionë doza të vaksinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat