Projektligji për abortin në Argjentinë kalon votimin kryesor

Amerika

Projektligji për abortin në Argjentinë kalon votimin kryesor

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 17:32
Argjentinë

Politikanët në Argjentinë kanë votuar pro për një projektligj që sjell vendin kryesisht katolik një hap më afër legalizimit të abortit, një ndryshim i kërkuar prej kohësh nga aktivistët e të drejtave të grave.

Para se të bëhet ligj, projektligji duhet të kalojë edhe në dhomën e sipërme, Senatin.

Votimi pritet para fundit të vitit. Shumë gra në Argjentinë që kryejnë abort mund të përballen me ndjekje penale.

 Presidenti Alberto Fernández propozoi projekt-ligjin që do të lejonte abortet të kryheshin deri në javën e 14-të të shtatzënisë. Aktualisht aborti lejohet vetëm në rast të përdhunimit ose nëse shëndeti i nënës është në rrezik nga shtatzënia, shkruan BBC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat