Ka shumë probleme, por Bolivia e lejon me ligj unionin e gjinisë së njëjtë

Amerika

Ka shumë probleme, por Bolivia e lejon me ligj unionin e gjinisë së njëjtë

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 16:09
Foto Ilustrim

Autoritetet e regjistrit civil në Bolivinë e largët për herë të parë kanë dhënë autorizim për union civil të gjinisë së njëjtë pas një beteje ligjore që zgjati dy vjet.

David Aruquipa, biznesmen 48 vjeç, dhe Guido Montano, avokat 45 vjeç, fillimisht nuk kishin mundur ta regjistronin unionin e tyre në vitin 2018, sepse autoritetet u kishin thënë se ligjet e vendit nuk e lejojnë martesën mes dy personave të gjinisë së njëjtë.

Këta dy persona, të cilët kishin bashkëjetuar për më shumë se 11 vjet, e dërguar rastin e tyre në gjykatë. Përderisa Kushtetuta e Bolivisë nuk i parasheh unionet e gjinisë së njëjtë, Davidi dhe Guidoja ia dolën të argumentojnë se ndalimi i këtij unioni paraqiste shkelje të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe përbën diskriminim sipas ligjit bolivian.

“Është një hap fillestar, por ajo që na frymëzon ne është qëllimi për ta transformuar ligjin”, tha Davidi, i cili gjithashtu është aktivist i njohur lokal për të drejtat e komunitetit LGBT, shkraun Reuters.

Pavarësisht këtij ndryshimi, shteti i Amerikës së Jugut ende përballet me shumë probleme në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë. Nga rreth 11 milionë banorët e saj, 39 për qind jetojnë në varfëri, ndërsa shkalla e personave që nuk ushqehen mjaftueshëm është më e larta në Amerikën Jugore – 15.9 për qind.

Sipas një raporti të Departamentit të Shtetit të ShBA-së, Bolivia përballet me vrasje dhe torturim të njerëzve nga forcat e sigurisë, arrestime arbitrare, sistem joefektiv dhe të korruptuar të drejtësisë, korrupsion në qeveri dhe liri të pjesshme të medieve.

Pavarësisht kundërshtimit të konsiderueshëm nga grupet religjioze, martesat e gjinisë së njëjtë po pranohen gjithnjë e më shumë në Amerikën Latine.

Të drejtë për martesë pjesëtarët e këtij komuniteti tashmë kanë në Argjentinë, Ekuador, Brazil, Kolumbi, Uruguaj dhe në disa rajone të Meksikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat