Fauci dhe punëtorët shëndetësorë zgjidhen si “Guardianët e Vitit”, nga revista Time

Amerika

Fauci dhe punëtorët shëndetësorë zgjidhen si “Guardianët e Vitit”, nga revista Time

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 13:59
Foto ilustrim

Guardianët e vendosin veten në linjë për të mbrojtur idealet e shenjta për demokracinë. Në vitin 2020, ata luftuan në shumë fronte.

Në vijën e frontit kundër COVID-19, punonjësit e kujdesit shëndetësor në botë shfaqën më të mirën e njerëzimit – vetëmohimin, dhembshurinë, qëndrueshmërinë, guximin – ndërsa mbronin sa më shumë që të mundnin.

Duke rrezikuar jetën e tyre çdo ditë për të tjerët, ata e bënë të dukshëm një parim themelor të mjekësisë dhe demokracisë: barazinë.

Me shembullin e tyre, punonjësit e kujdesit shëndetësor këtë vit mbrojtën më shumë sesa jetën.

Dhe për këtë, Revista Time, si Guardian të Vitit, ka shpallur Dr Anthony Fauci, një anëtar kryesor i Task Forcës për Coronavirus në SHBA, si dhe punonjësit shëndetësorë në vijën e frontit.

Ndryshe, presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden dhe Kamala Harris u zgjodhën nga revista Time si “Personat e Vitit” për vitin 2020

“Çështja Biden-Harris përfaqëson diçka historike”, shkroi Time në Twitter.

Ndryshe, revista Time që nga viti 1927 ka zgjedhur personin më me ndikim të vitit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat