Biden: Sulmi kibernetik ndaj SHBA-së nuk mund të mbetet pa përgjigje

Amerika

Biden: Sulmi kibernetik ndaj SHBA-së nuk mund të mbetet pa përgjigje

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 22:58
Joe Biden

Sulmi i gjerë kibernetik që i atribuohet Rusisë dhe që synonte agjencitë qeveritare në SHBA dhe disa zyrtarë të lartë, nuk mund të mbetet pa përgjigje, tha sot presidenti i zgjedhur, Joe Biden, duke denoncuar mosveprimin e presidentit Donald Trump.

“Ne nuk mund ta lëmë këtë pa përgjigje.

Duhen marrë vendime të rëndësishme kundër atyre që janë përgjegjës për t’u kërkuar llogari”, u shpreh ai, raporton ATSh.

Biden nuk harroi të theksonte që ky sulm kishte ndodhur nën mbikëqyrjen e Trump, ndërkohë që ai nuk po shikonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat