SHBA-ja raporton mbi 3400 të vdekur brenda një dite nga coronavirusi

Amerika

SHBA-ja raporton mbi 3400 të vdekur brenda një dite nga coronavirusi

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara raportuan të martën se 117.777 pacientë me COVID-19 aktualisht janë të shtruar në spital, një rekord i ri që nga fillimi i pandemisë.

Është dita e 21-të që SHBA ka më shumë se 100 mijë njerëz të hospitalizuar.

Gjithashtu, më shumë se 3,000 vdekje u raportuan një ditë më parë, sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins.

Kjo është hera e pestë që nga fillimi i pandemisë që Shtetet e Bashkuara kanë më shumë se 3,000 vdekje nga COVID-19 në një ditë, përkatësisht 3401.

Amerika është më e prekura nga pandemia e coronavirusit kur bëhet fjalë për numrin e të infektuarve dhe numrin e vdekjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat