Gjykatësi e shtyn ekzekutimin e gruas së dënuar me vdekje, Biden mund ta falë

Amerika

Gjykatësi e shtyn ekzekutimin e gruas së dënuar me vdekje, Biden mund ta falë

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 16:03
Lisa Montgomery

Një gjykatës federal në Shtetet e Bashkuara tha se Departamenti i Drejtësisë shkeli ligjit kur zhvendosi muajin e kaluar datën e ekzekutimit të gruas së vetme të dënuar me vdekje, duke e shtyrë dënimin në një datë ku president mund të jetë Joe Biden.

Gjykatësi shfuqizoi vendimin e Zyrës së Burgjeve, që është nën juridiksionin e Departamentit të Drejtësisë, për të spostuar ekzekutimin nga 8 dhjetori 2020, në 12 janar 2021, sepse avokati i të dënuarës ishte i sëmurë me Covid-19 dhe nuk mund të kryente procedurat e apelimit të fundit për t’i kursyer jetën.

Por, për shkak të rregullave për njoftimin e të dënuarve me vdekje, data mund të spostohet edhe përtej 20 janarit, kur Biden do të ketë marrë detyrën. Presidenti i zgjedhur është shprehur disa herë kundër dënimit me vdekje dhe mund edhe të pranojë kërkesën për t’i falur jetën të dënuarës, Lisa Montgomery.

Sot 52 vjeç, Montgomery është dënuar me vdekje në vitin 2007 për grabitjen dhe mbytjen e Bobbie Jo Stinnet në vitin 2004, e cila në atë kohë ishte 8-muajshe shtatzënë. Më pas, Montgomery donte të grabiste edhe foshnjën, që fatmirësisht i mbijetoi sulmit dhe sot, është 16 vjeç dhe jeton me të atin.

Sipas të dhënave të Byrosë së Burgjeve në SHBA, gruaja e fundit e ekzekutuar nga qeveria amerikane ishte Bonnie Brown Heady më 18 dhjetor 1953, e cila u dënua po ashtu për rrëmbim dhe vrasje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat