Biden: Agjencitë amerikane të sigurisë pësuan dëme të mëdha nga Trump

Amerika

Biden: Agjencitë amerikane të sigurisë pësuan dëme të mëdha nga Trump

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 07:47
Joe Biden

Agjencitë kritike për sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë pësuar “dëme jashtëzakonisht të mëdha” gjatë administratës së Donald Trump.

Kështu ka deklaruar presidenti i zgjedhur Joe Biden i cili ka thënë se ekipi i tij nuk po mund t’i marrë informatat për të cilat ka nevojë, përfshirë edhe ato nga Departamenti i Mbrojtjes, derisa po ndodh tranzicioni i pushtetit.

Biden ka folur pas konferencës së këshilltarëve të tij për Siguri Kombëtare dhe Politikë të Jashtme.

Joe Biden pritet ta marrë presidencën më 20 janar të vitit të ardhshëm, por presidenti Donald Trump ka refuzuar që ta pranojë humbjen në zgjedhjet e nëntorit.

Për javë të tëra, që nga zgjedhjet e 3 nëntorit, Biden nuk u lejua që të ketë qasje në njoftimet kryesore të inteligjencës, një rutinë e rëndësishme dhe normale e një tranzicioni presidencial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat