Brazili me 200 mijë vdekje nga Covid/ Presidenti i vendit s'do t'ia dijë dhe i bashkohet turmës në det

Amerika

Brazili me 200 mijë vdekje nga Covid/ Presidenti i vendit s'do t'ia dijë dhe i bashkohet turmës në det

Më: 2 janar 2021 Në ora: 20:30
Jair Bolsonaro 

Ndërsa Brazili i afrohet 200,000 vdekjeve nga koronavirusi i ri dhe disa vende po vendosin masa më të rrepta për të luftuar pandeminë, Presidenti Jair Bolsonaro  nisi vitin 2021 duke shkaktuar akoma më shumë grumbullime mes njerëzve.

Ai ishte të premten, me datë 1, në Praia Grande, në bregdetin e Sao Paulo dhe, ndërsa po merrte një skaf, vendosi të hidhej në det dhe të takohej me të pranishmit.

Videoja e incidentit u postua nga vetë Bolsonaro në rrjetet e tij sociale. I veshur me një këmishë dhe i shoqëruar nga rojet e sigurisë, Bolsonaro u prit me brohorima nga të pranishmit, të gjithë pa maskë.

Pati edhe fyerje ndaj guvernatorit të São Paulo, João Doria, që është kundërshtar i Bolsonaro-s. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat