Derisa u fsheh në kishë vrau priftin dhe dy persona tjerë – duke u arratisur përfundoi në prangat e policisë në Teksas

Amerika

Derisa u fsheh në kishë vrau priftin dhe dy persona tjerë – duke u arratisur përfundoi në prangat e policisë në Teksas

Më: 4 janar 2021 Në ora: 16:26
Foto

Në të shtënat që kanë ndodhur brenda një kishe në lindje të shtetit amerikan të Teksasit, është vrarë një besimtar dhe janë plagosur dy tjerë, shkruan AP.

Sherifi lokal ka bërë të ditur se besimtari i ishte kundërpërgjigjur burrit, i cili brenda ishte fshehur në kishë nga policia.

Forca të shumta të policisë kanë qentë nuhatës dhe dronët për ta kërkuar kriminelin e arratisur në pyje përreth qytezës Vinon, ku më pas ka pësuar ndjekja me vetura – e i arratisuri ishte fshehur në kishë në të cilën sot prifti e gjeti brenda.

Pasi e kuptoi se i arratisuri po fshihej në kishën e tij, pa u menduar dy herë nxori revolen, por krimineli ka arritur t’ia rrëmbej, ta qëlloj dhe vret priftin dhe të plagos dy persona tjerë.

Vrasësi më pas ka arritur ta vjedh një veturë me të cilën është arratisur, por nuk është larguar shumë dhe ka përfunduar në prangat e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat