Trump mban fjalim para mbështetësve: Kurrë nuk do të dorëzohemi

Amerika

Trump mban fjalim para mbështetësve: Kurrë nuk do të dorëzohemi

Më: 6 janar 2021 Në ora: 18:46
Donald Trump

Donald Trump ka mbajtur një fjalim para mbështetësve të vet në kryeqytetin amerikan, Uashington.

Presidenti i SHBA-së ka folur në marshin “Save America” teksa ju drejtua mijëra mbështetësve republikanë, raporton foxnews.

Ai ka filluar duke thënë para turmës se mediat nuk po tregojnë madhësinë e vërtetë të protestuesve.

“Ne kurrë nuk do të dorëzohemi, kurrë nuk do të pranojmë, nuk ndodh që ju të pranoni kur ka vjedhje. Vendi ynë ka duruar mjaft”, tha fillimisht ai përpara se të premtojë të “ndalojë vjedhjen”.

Trump ka kritikuar “republikanët e dobët”. “Kemi republikanë shumë të shkëlqyeshëm, por kemi edhe shumë të dobët”.

Ai thotë se ata mbyllën sytë gjersa demokratët hapën kufijtë, zbrazën ushtrinë dhe “vendosën Amerikën në rend të fundit”.

Trump kujton se si kaloi nata e zgjedhjeve, duke iu referuar pikave të votave të Joe Bidenit.

“Ne ishim duke udhëhequr në Pensilvani, Michigan, Georgia me qindra mijëra vota dhe pastaj vonë në mbrëmje ose herët në mëngjes, bum, shpërthyen demokratët”, thotë ai.

Trump duke ndjekur republikanët për dështimin e tyre për të mbështetur çeket stimuluese prej dy mijë dollarëve pohoi se Kina “shkatërroi këta njerëz”.

“Ju tashmë na keni një borxh prej 26 trilionë dollarëve”, tha presidenti, ku shtoi se kjo ishte një nga arsyet që republikanët humbën mbrëmë në Georgia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat