Tentoi të futet në Kongres, policia e ndali – e spërkatën me sprej dhe ankohej para kamerave

Amerika

Tentoi të futet në Kongres, policia e ndali – e spërkatën me sprej dhe ankohej para kamerave

Më: 7 janar 2021 Në ora: 20:07
Elizabeth

Elizabeth nga Knoxville, SHBA, dje ishte pjesë e turmës së përkrahësve të Donald Trumpit që u fut dhunshëm në ndërtesën e Senatit amerikan, ku nuk munguan aktet vandale dhe gjakderdhja.

Por për dallim nga demonstruesit tjerë që ndajnë me të të njëjtat qëndrime politike, Elizabeth nuk arriti të futet në objekt – pasi u parandalua nga policia që e priti me gaz lotsjellës.

Në rrjetet sociale është shpërndarë videoja, ku shihet se si Elizabeth ankohet që policët ia spërkatën fytyrën me sprej derisa po tentonte me dhunë të futej në Kongres.

“Me të hyrë brenda, më kanë shtyre dhe më kanë spërkatur me sprej”, dëgjohet Elizabeth duke thënë.

Ndërkaq kur është pyetur nga gazetari se pse kishte tentuar të futet brenda ajo tha: “Po futemi në Capitol, është revolucion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat