Gjobiten ligjvënësit amerikan që refuzuan të mbajnë maskën në Kongres

Amerika

Gjobiten ligjvënësit amerikan që refuzuan të mbajnë maskën në Kongres

Më: 13 janar 2021 Në ora: 17:25
Foto

Përfaqësuesit në Dhomë sapo u kujtuan se ata duhet të mbanin të maskuara fytyrën gjatë gjithë kësaj seance.

Një votim të martën në mbrëmje përcaktoi se ligjvënësit amerikanë që refuzojnë të mbajnë maska për fytyrën do të gjobiten 500 dollarë për veprën e parë dhe 2,500 dollarë për veprën e dytë, raporton bbc.

Kjo vjen pasi tre ligjvënës rezultuan pozitivi për COVID-19 pasi u strehuan për orë të tëra me kolegët, disa prej të cilëve me sa duket refuzuan të mbanin maska, gjatë sulmit të javës së kaluar në Capitol Hill.

Demokratët e Dhomës, Bonnie Watson Coleman, Pramila Jayapal dhe Brad Schneider njoftuan se ishin infektuar me coronavirus.

Ndryshe, Dhoma e Përfaqësuesve ka filluar diskutimet për shkarkimin e presidentit, Donald Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat