Shefi i Twitter, Jack Dorsey ka thënë se ndalimi i presidentit të SHBA-së Donald Trump ishte gjëja e duhur për ta bërë
Sidoqoftë, ai shprehu trishtim për ato që ai i përshkroi si “rrethana të jashtëzakonshme dhe të paqëndrueshme” rreth pezullimit të përhershëm të Trumpit.
Ai gjithashtu tha se ndalimi ishte pjesërisht një dështim i Tëitter, i cili nuk kishte bërë sa duhet për të nxitur “bisedë të shëndetshme” nëpër platformat e saj.
Twitter është vlerësuar dhe kritikuar për ngrirjen e llogarisë së Trumpit, raporton BBC.
Shefi i këtij rrjeti tha se ai nuk festoi ose ndjehej krenar për ndalimin – i cili erdhi pas trazirave të Kongresit javën e kaluar.