SHBA-ja ka vaksinuar deri më tani më shumë se 11 milionë persona kundër COVID-19

Amerika

SHBA-ja ka vaksinuar deri më tani më shumë se 11 milionë persona kundër COVID-19

Më: 15 janar 2021 Në ora: 10:26
Foto Ilustrim

SHBA-ja ka raportuar 229 mijë raste të reja me coronavirus dhe 3,769 viktima të enjten, bazuar në të dhënat zyrtare të Universitetit John Hopkins.

Sipas CNN, numri i përgjithshëm i të prekurve në SHBA u rrit në 23 milionë, derisa numri i viktimave është 388 mijë.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka bërë të ditur se deri më tani janë shpërndarë 30 milionë doza të vaksinave në vend, derisa të paktën 11.1 milionë doza janë administruar në të gjithë SHBA-në.

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden, ka shpalosur një paketë për ndihmën ekonomike për sa i përket pandemisë në SHBA, në vlerë prej 1.9 trilion dollarë.

SHBA-ja është zona më e goditur në botë nga coronavirusi, dhe deri më tani ka aprovuar dy vaksina për luftimin e pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat