Kalifornia gjen një mutacion të ri të COVID-19, që për herë të parë u gjet në Danimarkë

Amerika

Kalifornia gjen një mutacion të ri të COVID-19, që për herë të parë u gjet në Danimarkë

Më: 19 janar 2021 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Ky variant i COVID-19, është gjetur në të paktën 12 shtete të bregut perëndimorë të SHBA.

Shkencëtarët kanë gjetur një variant të ri të koronavirus në Kaliforni, teksa shteti vazhdon të përballet me rritjen drastike të rasteve të infektimit dhe vdekjes, shkruan “DailyMail”.

Ky variant i virusit është shfaqur fillimisht në Danimarkë, dhe nuk duket të jetë më infektues se sa varianti tjetër që ishte i lidhur me infektimin e 17 milionë kafshëve.

Ky variant, i njohur si L452R, duket se ka qenë prezent që në maj në Kaliforni. Me sa duket është shkaktar i disa shpërthimeve të infektimeve në Santa Clara.

Është akoma e pa qartë nëse ky variant është më infektues, apo thjeshtë është bërë më lehtë i dallueshëm për laboratorët që po bëjnë analizat.

Varianti gjithashtu është më i ndryshëm nga ai i identifikuar në Britani që ka shkaktuar shumë probleme për shtetin kohët e fundit.

Varianti i Britanisë, i quajtur B1.1.7., është identifikuar në 45 shtete deri më tani.  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat