Biden thotë se Trump i la një letër “shumë fisnike”

Amerika

Biden thotë se Trump i la një letër “shumë fisnike”

Më: 20 janar 2021 Në ora: 23:59
Joe Biden

Presidenti Joe Biden ka thënë se paraardhësi i tij i ka lënë një “letër shumë fisnike” përpara se të largohej nga zyra.

Presidenti i ri amerikan, duke folur nga Tavolina e Vendimeve (Resolute Desk), tha se nuk do të tregojë për përmbajtjen e kësaj letre në shenjë të respektit për ish-presidentin Donald Trump.

“Presidenti ka shkruar një letër shumë fisnike. Për shkak se është private, nuk do të flasë për të derisa të flasë me të [Donald Trump]”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat