Dorashkat e tij ‘pushtuan’ rrjetin, reagon senatori Sanders: Doja të qëndroja ngrohtë

Amerika

Dorashkat e tij ‘pushtuan’ rrjetin, reagon senatori Sanders: Doja të qëndroja ngrohtë

Më: 23 janar 2021 Në ora: 20:29
Senatori Bernie Sanders

Senatori Bernie Sanders nuk e ka vrarë aspak mendjen për faktin se falë veshjes së tij shumë të thjeshtë është bërë “meme”. Ditën e inagurimit  të presidentit, Joe Biden ai kishte veshur një pallto dimri dhe dorashka.

Mes shumë veshjesh të stiluara me kujdes, senatori 79-vjeçar u shfaq me xhaketë nga kompania Burton e pajisjeve të dëborës dhe dorashka leshi të thurura me shtiza në shtëpi si dhe duke mbajtur një zarf të madh ngjyrë kafe.

Njerëzit në rrjetet sociale u fiksuan me dorashkat kafe të Sanders.

Megjithëse dita ishte rreth Joe Biden dhe Kamala Harris, të gjithë sytë ishin drejtuar senatorit të Vermontit pasi në foton që u bë virale, ai duket ulur me duart e kryqëzuara dhe të mbështjella mirë për të përballuar të ftohtin në Washington.

Sanders, pasi ka parë disa prej meme-ve me foton e tij, shpjegoi se e vetmja gjë që ai po bëntë ishte të qëndronte ngrohtë.

“Unë thjesht isha ulur atje duke u përpjekur të ngrohesha, duke u përpjekur t’i kushtoja vëmendje asaj që po ndodhte“-tha Bernie Sanders, duke qeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat