Drejtoresha e Qendrës për Kontroll dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA: Nuk e dimë sa vaksina kundër COV-19 i kemi në dispozicion

Amerika

Drejtoresha e Qendrës për Kontroll dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA: Nuk e dimë sa vaksina kundër COV-19 i kemi në dispozicion

Më: 26 janar 2021 Në ora: 15:03
Rochelle Walensky

Drejtoresha e Qendrave amerikane për Kontroll dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Rochelle Walensky, ka paralajmëruar autoritetet federale që nuk e dinë se sa vaksina kundër COVID-19 i kanë në dispozicion SHBA-të, që komplikon planin e ri të presidentit Joe Biden – që synon të vaksinojë 100 milionë qytetarë gjatë 100 ditëve të mandatit të tij, shkruan Fox News.

“Nuk mund t’ju them sa vaksina i kemi, e nëse një gjë të tillë nuk mund t’ua them juve, atëherë nuk mund t’ua them edhe guvernatorëve e as zyrtarëve shëndetësorë, ka thënë Rochelle Walensky.

Ajo ka shtuar se në CDC nuk e dinë se sa vaksina i kanë, jo vetëm këtë javë dhe të ardhshmen, e për këtë punonjësit shëndetësorë nuk mund të planifikojnë asgjë.

“Nuk mund të përcaktojnë se sa punkte të vaksinimin duhet ndërtuar, nuk e dinë se sa personel mjekësorë u duhet e as sa persona mund të pranojnë telefonatën për vaksinim”, ka shtuar ajo.

Walensky beson se CDC shpresojnë se do të ketë më shumë vaksina dhe se do të rritet numri i të vaksinuarve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat