ShBA do të lejojë hyrjen e mijëra azilkërkuesve që po presin në Meksikë

Amerika

ShBA do të lejojë hyrjen e mijëra azilkërkuesve që po presin në Meksikë

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Administrata Biden ka thënë se do të fillojë të lejojë hyrjen në SHBA të dhjetëra mijëra azilkërkuesve që aktualisht janë të detyruar që të presin në Meksikë.

Është thënë se javën e ardhshme do të fillojë procesimi i rreth 25,000 personave që kanë çështje aktive.

Azilkërkuesve fillimisht do t’iu kërkohet që të regjistrohen dhe ta bëjnë testin për COVID-19 para se të lejohen që të hyjnë përmes një prej tri pikave kufitare.

Ky veprim përmbys politikat shumë të kritikuara të ish-presidentit Donald Trump.

Programi i Protokolleve të Mbrojtjes së Migrantëve u miratua në vitin 2019, duke penguar azilkërkuesit e mundshëm që të hynin në SHBA.

Ky program kërkonte që migrantët që hynin nga kufiri jugor të prisnin në Meksikë, ndërsa çështjet e tyre do të dëgjoheshin nga gjykatat amerikane të migracionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat