Katër sulme ndaj të pastrehëve në metro, dy të vrarë në New York

Amerika

Katër sulme ndaj të pastrehëve në metro, dy të vrarë në New York

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Policia e njujorkeze po kërkon sulmuesin ndaj të pastrehëve në metro, i cili qëlloi katër persona brenda vetëm disa orësh, ku dy mbetn t vrarë.

Policia beson se personi i njëjtë sulmoi katër njerëz të pastrehë nga e premtja në mëngjes deri në orët e para të së shtunës, raporton e përditshmja londineze theguardian.

Të gjitha sulmet ndodhën në vijën A të metrosë së New Yorkut gjersa policia po shqyrton pamjet nga kamerat e sigurisë, duke u përpjekur të identifikojë sulmuesin.

Një viktimë u zbulua rreth mesnatës së së premtes pa shenja jete me plagë të shumta në qafë dhe gjoks, dhe vetëm disa orë më vonë, një grua 44-vjeçare, e cila ishte therur për vdekje, u gjet në Manhattan.

Dy sulme të tjera ndaj dy burrave u konfirmuan gjithashtu në Manhattan, kështu që policia vendosi 500 oficerë të tjerë policie në metronë njujorkeze. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat