SHBA/ Mori makinën e nënës së saj, 13-vjeçarja godet për vdekje dy burra të pastrehë

Amerika

SHBA/ Mori makinën e nënës së saj, 13-vjeçarja godet për vdekje dy burra të pastrehë

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 16:48
Foto

Një vajzë 13-vjeçare nga California në SHBA goditi duke i lënë të vdekur dy burra pasi ia mbathi me makinën e nënës së saj.

Sipas medieve të huaja, vajza nga qyteti Vista u ndal në fillim, por u largua me shpejtësi kur një oficer iu afrua makinës së saj.

“Atë që oficeri nuk e dinte në atë kohë, ishte se makina po drejtohej nga një vajzë 13-vjeçare nga Vista, e cila mori makinën e nënës së saj pa e ditur ajo”, tha Togeri Kevin Toth.

Adoleshentja më pas humbi kontrollin dhe u përplas me shkurren, ku po flinin dy burra. Policia tha se të dy burrat ishin të pastrehë.

Njëri u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes, derisa tjetri vdiq në një spital, sipas deklaratës.

Vajza dhe shoqja e saj, kjo e fundit kishte qenë pasagjere, u arrestuan dhe iu dorëzuan më vonë prindërve të tyre. Mbetet e paqartë nëse ato të dyja do të përballen me ndonjë akuzë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat