Disa pjesë të Teksasit 24 orë pa energji elektrik shkaku i motit të ligë

Amerika

Disa pjesë të Teksasit 24 orë pa energji elektrik shkaku i motit të ligë

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 21:59
Teksas

Gjykatsja Lina Hidalgo tha se kushtet aktuale janë “të tmerrshme” dhe “tragjedia më e madhe e kësaj krize” janë njerëzit pa energji. Në disa raste, njerëzit nuk kanë pasur energji ose ujë për më shumë se 24 orë.

Hidalgo tha CenterPoint Energy nga Teksasi pohoi se 1.37 milion njerëz në rajon nuk kanë energji, por kompania e energjisë po punon për ta rikthyer në Harris County.

“Unë dua që njerëzit të dinë se sapo të ketë mbaruar kjo, unë do të avokoj në emër të të gjithë banorëve tanë në Harris County sepse të gjithë meritojmë përgjigje se çfarë shkoi keq. Pse nuk u përgatit ERCOT?”

“Të gjithë e dinim që ky mot po vinte, përse ata nuk kishin energji elektrike të gatshme dhe të ruajtur? Pse nuk ishin elastikë për t’u marrë me këtë situatë? Ne do të duhet të bëjmë pyetje, sepse do të kemi nevojë për ndryshime që të mos ndodhin më”, tha Hidalgo.

Ndryshe, Teksasin e ka përfshirë moti më i keq në një shekull, ku tempetaraturat arrijnë deri në minius 10-15. /=

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat