​Anulohet vendimi i Trump – SHBA do të përmbushë obligimet e saja financiare ndaj OBSH-së

Amerika

​Anulohet vendimi i Trump – SHBA do të përmbushë obligimet e saja financiare ndaj OBSH-së

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 16:49
Donald Trump

Shtetet e Bashkuara do të kryejë një pagesë mbi 200 milionë dollarë si pjesë e përmbushjeve të saja financiare ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë deri në fund të shkurtit, njoftoi sekretari i Shtetit Anthony Blinken.

"Ky është një hap kryesor përpara në përmbushjen e detyrimeve tona financiare si një anëtar i OBSH-së dhe pasqyron angazhimin tonë të ripërtërirë për të siguruar mbështetjen e nevojshme të OBSH për të drejtuar përgjigjen globale të pandemisë," tha Blinken në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

"Shtetet e Bashkuara besojnë se multi-lateralizmi, OKB dhe OBSH janë thelbësore, jo vetëm si një përgjigje efektive shëndetësore ndërkombëtare dhe humanitare ndaj COVID-19, por gjithashtu edhe për ndërtimin e kapaciteteve shëndetësore globale dhe sigurisë për të ardhmen," tha Blinken.

Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë qenë donatori më i madh i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shumë vite, u larguan nga OBSH vitin e kaluar, gjatë mandatit të Donald Trump. Presidenti i SHBA-së Joe Biden tërhoqi vendimin për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga OBSH muajin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat