Kundër dhunës dhe vrasjeve me bazë gjinore, gratë protestojnë të zhveshura në Argjentinë

Amerika

Kundër dhunës dhe vrasjeve me bazë gjinore, gratë protestojnë të zhveshura në Argjentinë

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 13:30
Gratë protestojnë të zhveshura në Argjentinë

Gjatë një proteste në Buenos Aires, dhjetëra gra dhe vajza të reja, gjetën një mënyrë shumë të veçantë për të protestuar për të gjitha femrat që kanë mbetur të vdekura nga duart e një burri. Ato protestuan të zhveshura dhe të mbulura me disa qese plastike transparente, për të përfaqësuar gratë që kanë mbetur viktimë.

Mijëra qytetarë u mblodhën të martën para selisë gjyqësore të Argjentinës në Buenos Aires për t’i kërkuar qeverisë që të marrë masa kundër dhunës me bazë gjinore dhe vrasjeve. Me sloganin “Dua të jetoj pa frikë” dhe “Heshta derisa e pashë veten të vdekur”, aktivistet kërkuan drejtësi edhe për Ursula Bahillo, 18 vjeçarja, që u vra nga ish i dashuri i saj polic.

“Autoritetet mund të bëjnë më shumë në luftën kundër dhunës me bazë gjinore. Ne do të vazhdojmë të dalim në rrugë, derisa drejtësia të vihet në vend”, ka thënë një aktiviste, duke kujtuar se në Argjentinë 1 grua vritet nga një burrë çdo 29 orë.

Gratë që u shtrinë në rrugë lakuriq dhe të mbuluara me qese plastike shkruajtën: “Nga 1 janari deri në 30 dhjetor 2020, 298 gra u vranë nga burrat”.

Fatkeqësisht një fenomen i tillë është i pranishëm në gjithë botën edhe pse gratë fituan me forcën e tyre më shumë se 50 vite më parë të drejtën për të jetuar njësoj si burrat. Kultura patriarkale vazhon ende të jetë e rrënjosur thellë në shumë shoqëri, përfshirë edhe atë shqiptare, ndaj ende sot e kësaj dite shihet si diçka normale që një burrë të ketë të drejta plota mbi një grua, aq sa të vendosë t’i marrë edhe jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat