​Biden: Një minutë heshtjeje për gjysmë milion viktima nga COVID-19 në SHBA

Amerika

​Biden: Një minutë heshtjeje për gjysmë milion viktima nga COVID-19 në SHBA

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 00:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Presidenti i SHBA-së Joseph Biden u bëri thirrje qytetarëve të mbajnë një minutë heshtjeje të hënën për shkak të vdekjes së më shumë se gjysmë milion qytetarëve amerikanë si rezultat i virusit korona.

Biden dhe gruaja e tij Jill Biden, nënpresidentja Kamala Harris do të mbajnë një minutë heshtjeje në orën 18:15 sipas kohës lokale në Shtëpinë e Bardhë.

"Ftoj amerikanët të bashkohen me ne dhe të kujtojnë më shumë se 500.000 amerikanë që humbën jetën nga COVID-19," ka thënë Biden, raporton Reuters.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara urdhëroi gjithashtu që flamujt në objektet federale dhe ushtarake të ulen në gjysmë shtizë në pesë ditët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat