Secili shtet amerikan tash do të pranojë në javë 14.5 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19

Amerika

Secili shtet amerikan tash do të pranojë në javë 14.5 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 20:15
Foto ilustruese

Sekretaria për Media e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka njoftuar këtë të martë së tash të gjitha shtetet amerikane do t’i pranojnë në javë nga 14.5 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19.

Psaki ka thënë se koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për COVID-19, Jeff Zients, ka bërë këtë njoftim gjatë një takimi me guvernatorë gjatë mëngjesit të kësaj së martë, raporton CNN.

“Shtetet tani do të pranojnë 14.5 milionë doza në javë, nga 8.6 milionë doza në javë sa ishin kur Presidenti mori zyrën.

Kjo paraqet një rritje të shpërndarjes së vaksinës afër 70 përqind gjatë administratës Biden-Harris”, është shprehur Psaki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat