Pentagoni shqyrton kërkesën për zgjatjen e qëndrimit të trupave të Gardës në Washington

Amerika

Pentagoni shqyrton kërkesën për zgjatjen e qëndrimit të trupave të Gardës në Washington

Më: 7 mars 2021 Në ora: 08:08
Pentagon

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së (Pentagon), John Kirby tha se kanë marrë kërkesë nga Drejtoria e policisë së Kongresit Amerikan për të zgjatur edhe dy muaj afatin e detyrës së Gardës Kombëtare përreth Kongresit, por ende nuk kanë marrë ndonjë vendim lidhur me këtë çështje.

Në një konferencë për media, Kirby tha: “Ne kemi kërkesë nga policia e Kongresit për ndihmën e Gardës Kombëtare. Në këtë kërkohet të zgjatet për dy muajt e ardhshëm afati i detyrës së Gardës Kombëtare në një shifër të caktuar. Këtë kërkesë ashtu sikurse edhe kërkesat e tjera po i vlerësojmë aktualisht për të siguruar balancën e nevojës dhe të burimit”.

Ai tha se lidhur me këtë çështje nuk kanë dhënë ende një vendim duke shtuar se nuk dëshiron të komentojë ndonjë gjë pa përfunduar procesi i vlerësimit.

Gjatë ceremonisë së betimit të presidentit të SHBA-së, Joe Biden më 20 janar në Washington u vendosën rreth 25 mijë forca të Gardës Kombëtare kundër rebelimit të mundshëm të grupeve pro ish-presidentit Donald Trump.

Rreth 5.200 forca të Gardës Kombëtare që ndodhen aktualisht në qytet pritet të tërhiqen nga kryeqyteti pas mesit të marsit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat