Një nga dhjetë amerikanët janë vaksinuar tërësisht kundër COVID-19

Amerika

Një nga dhjetë amerikanët janë vaksinuar tërësisht kundër COVID-19

Më: 9 mars 2021 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Autoritetet shëndetësore amerikane kanë publikuar të dhënat e reja rreth vaksinimit të qytetarëve kundër coronavirusit.

Rreth 93.7 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 janë administruar në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave të botuara nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

CDC raportoi se 93,692,598 doza totale janë administruar – rreth 76 për qind e 123,232,775 doza të dorëzuara, raporton cnn.

Kjo është rreth 1.6 milion doza më shumë të administruara sesa në ditën e djeshme, ku mesatarja në shtatë ditët e fundit kap shifrat e gati 2.2 milionë dozave në ditë.

Rreth 10 për qind e banorëve të SHBA-ve, më shumë se 32 milionë njerëz, tani kanë marrë të paktën një dozë vaksine dhe rreth 18 për qind e banorëve , rreth 61 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat