Rekord tragjik në Brazil, mbi 2 mijë viktima dhe afro 80 mijë raste të reja me COVID-19

Amerika

Rekord tragjik në Brazil, mbi 2 mijë viktima dhe afro 80 mijë raste të reja me COVID-19

Më: 11 mars 2021 Në ora: 00:36
Brazil

Brazili regjistroi më shumë se 2000 vdekje për shkak të Covid-19 të mërkurën, shifër rekord për 24 orë që nga fillimi i pandemisë.

Ministria braziliane e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit u shënuan 2286 viktima nga koronavirusi.

Ndërsa në total shifra e fataliteteve ka shkuar në 270656.

Nga testimet që u bënë sot u zbuluan 79876 raste të reja me SARS-CoV-2, duke e çuar totalin në 11,2 milionë të prekur..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat