Gjersa po presin për t’u vaksinuar, amerikanët po gjejnë dashurinë në radhët e gjata

Amerika

Gjersa po presin për t’u vaksinuar, amerikanët po gjejnë dashurinë në radhët e gjata

Më: 12 mars 2021 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Amerikanët që kanë radhën për t’u vaksinuar po i përdorin datat e marrjes së dozave si një mundësi për të njohur njerëz dhe pse jo, për të gjetur dashurinë.

“Edhe nënës sime shtatëdhjetë e ca vjeçare bashkë me një të afërme u bënë ftesa për të dalë ndërsa prisnin në radhë për vaksinim. Unë po ju them që njerëzit janë gati. Kjo verë do të jetë e egër, ” shkroi Kaitlyn Greenidge këtë muaj në tweet që u bë virale dhe mori mbi 203,000 pëlqime.

Në komente, përdorues të tjerë shkruajnë të njëjtën gjë.

“Nënës sime 89-vjeçare i ndodhi e njëjta gjë,” shkroi një prej tyre.

Të tjerë po flirtojnë me punonjësit e tjerë në qendrat e vaksinimit.

“Gardiani kombëtar që më kontrolloi ID, sot ma bëri me sy kur më dha dokumentet e konfirmimit..” komentoi një tjetër. Si duket rregullat anti-covid dhe një vit pandemi kanë dhënë efektet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat