E akuzuan se mbante 2 maska për show, Fauci shpjegon pse dhe çfarë është kuptuar gabim

Amerika

E akuzuan se mbante 2 maska për show, Fauci shpjegon pse dhe çfarë është kuptuar gabim

Më: 21 mars 2021 Në ora: 08:57
Anthony Fauci

Kryevirologu Amerikan Fauci, edhe pse ka bërë vaksinën dhe vazhdon ende të kujdeset dhe të mbajë dy maska, dhe kjo gjë ka ngritur dyshime rreth sigurisë që ka vaksina. Për këtë arsye ai është pyetur përse po bën këtë gjest teatral pasi ai ka thënë se nëse bëhet vaksina njerëzit janë më të mbrojtur.

“Ju jeni duke i thënë të gjithëve që të mbajnë një maskë, nëse ata janë prekur nga infeksioni apo se kanë bërë një vaksinë. Ajo që unë po them është se ata kanë imunitet dhe të gjithë pajtohen se kanë imunitet. Çfarë studimesh keni bërë ju që tregon se njerëzit që kanë bërë vaksinën ose e kanë pasur infeksionin përhapin infeksion? Pra, nëse nuk po përhapim infeksionin, a nuk është thjesht një show teatral? Ti ke bërë vaksinën dhe tani shfaqesh me dy maska, a nuk është e gjitha teatër?”

Doktor Fauci ndërhyri duke thënë: ‘Jo nuk është shfaqje, le të merremi me faktet. Kjo nuk ka të bëjë domosdoshmërish me mbrojtjen aktuale, është si të thuash in-vitro. Jam dakord që ata që e kanë kaluar infeksionin kanë gjasa të kenë imunitet për gjashtë muaj, por kjo nuk vlen për variantet e reja dhe mutacionet e virusit, përfshirë B.1.1.7 dhe variantet B.1.351. Gjëja tjetër është se kur flisni për ri-infektim dhe nuk e keni konceptin e varianteve, kjo është një lojë krejtësisht e ndryshme. Dhe kjo është një arsye për të mbajtur maskë’.

Pra ende nuk dihet çdo gjë mbi virusin pasi dhe vaksina do pak kohë që të bëhen studime dhe të shihet efikasiteti i plotë. Për këtë arsye bëni mirë të mbroheni para dhe pas bërjes së vaksinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat