Grenell poston në Twitter disa “urdhra ekzekutivë”, pasi Google e listoi atë si president të SHBA-së

Amerika

Grenell poston në Twitter disa “urdhra ekzekutivë”, pasi Google e listoi atë si president të SHBA-së

Më: 21 mars 2021 Në ora: 11:04
Richard Grenell

Richard Grenell, ish-ushtruesi i detyrës së drejtorit të intelegjencës kombëtare në SHBA, i është gëzuar një gabimi të Google të shtunën, duke premtuar një “numër të madh të urdhrave ekzekutivë”, pasi Google e listoi atë si “President të SHBA-së që nga viti 2021”, shkruan The Guardian”.

Ish-ndihmësi i Trumpit dhe ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, po ashtu është tallur me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, që ishte rrëzuar derisa po ngjitej në aeroplan.

“Do të ngjitem shkallëve pa u rrëzuar”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Biden ishte rrëzuar tri herë derisa po ngjitej në aeroplanin “Air Force One”.

Të shtunën, para se të kuptonte promovimin aksidental që ia kishte bërë Google, Grenell është ankuar për mbulimin që mediat ia kanë bërë rrëzimit të Bidenit.

Në “urdhrin e parë ekzekutiv” pasi Google e “bëri” Grenellin president të SHBA-së, Grenell kërkoi se terminali i gazit të lëngshëm natyral të ndërtohet sa më shpejt në bregun Perëndimor të SHBA-së, e preferueshme në Kaliforni dhe “të ndërtohen impiante të shumta energjetike nukleare në Kaliforni”.

Deri në kohën e drekës Google e rregulloi gabimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat