Presidenti brazilian e poshtëroi gazetaren, tani duhet të paguajë dëmshpërblim

Amerika

Presidenti brazilian e poshtëroi gazetaren, tani duhet të paguajë dëmshpërblim

Më: 28 mars 2021 Në ora: 21:46
Jair Bolsonaro, Patricia Campos Mellos

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro duhet t’i paguajë dëmshpërblim gazetares për vërejtjet poshtëruese kundër saj.

Sipas vendimit të gjykatës në Sao Paulo, Bolsonaro do t’i duhet të paguajë 20,000 rea (3,500 dollarë amerikanë) Patricia Campos Mellos, një gazetare e së përditshmes së respektuar Folha De S. Paulo.

Një gjykatës vendosi më 16 mars që udhëheqësi i krahut të djathtë “njollosi nderin dhe i shkaktoi dëm moral” gazetarit që paditi presidentin. Bolsonaro mund të apelojë vendimin, raporton bbc.

Në shkurt të vitit 2020, Bolsonaro insinuoi që Campos Mello i ofroi seks në këmbim të një burimi në këmbim të informacionit negativ për të.

Gazetarja shkroi disa artikuj hulumtues në lidhje me një organizatë që në vitin 2018, gjatë fushatës presidenciale, shpifi për rivalët e Bolsonaros në WhatsApp.

Në janar, ajo fitoi një betejë ligjore kundër djalit të Bolsonaros, Eduard, i cili duhej të paguante 30,000 reaal (5,600 dollarë) në dëmshpërblim për dëmet morale që i ishin shkaktuar asaj pasi tha se “u përpoq ta joshte” një burim për të nxjerrë informacion të dëmshëm në lidhje me babanë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat