Vriten pesë persona brenda një shtëpie në SHBA, dy prej tyre të mitur

Amerika

Vriten pesë persona brenda një shtëpie në SHBA, dy prej tyre të mitur

Më: 8 prill 2021 Në ora: 17:02
SHBA

Pesë persona, duke përfshirë këtu një doktor, bashkëshorten e tij dhe dy nipat e tyre janë vrarë të mërkurën pasdite nga një gjuajtje me armë brenda shtëpisë së tyre në Karolinën Jugore, kanë bërë të ditur zyrtarë policorë.

Policia e New Yorkut ka bërë të ditur se kanë arrestuar të dyshuarin për vrasjen mirëpo nuk kanë bërë të ditur identitetin e tij, shkruan NBC News.

Autoritetet policore kanë bërë të ditur se brenda shtëpisë ku ka ndodhur vrasja kanë gjetur trupat e të ndjerëve, doktorit Robert Lesslie 70-vjeçar, bashkëshortes së tij Barbara Lesslie 69-vjeçare dhe dy nipat njëri 5-vjeçar dhe tjetri 9-vjeçar.

Të gjithë kanë vdekur si pasojë e plagëve të marra nga gjuajtja me armë.

Viktima e pestë, James Lewis 38-vjeçar po punonte në shtëpi në momentin kur ka ndodhur krimi, kanë bërë të ditur autoritetet policore. Deri tani nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur vrasja e rëndë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat