Miçigan bën presion për më shumë vaksina në mes të kulmit të rritjeve së rasteve

Amerika

Miçigan bën presion për më shumë vaksina në mes të kulmit të rritjeve së rasteve

Më: 11 prill 2021 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

Guvernatori i Miçiganit, Gretchen Whitmer u zotua të vazhdonte të shtynte Shtëpinë e Bardhë për më shumë vaksina COVID-19 ndërsa shteti përjeton një rritje të rasteve, raporton AP.

Demokrati të dielën i tha CBS "Face The Nation" se ajo planifikon të punojë me Shtëpinë e Bardhë por dëshiron të bëjë gjithçka që mundet për të marrë doza shtesë të vaksinës.

Presidenti Joe Biden ka thënë se Uashingtoni do t'i japë Michigan më shumë burime federale për të mbështetur vaksinimet dhe testimet, por jo vaksinat shtesë.

Michigan ka shkallën më të lartë të infeksioneve të reja COVID-19 në SHBA. Shteti raportoi të shtunën 6,900 raste dhe 74 vdekje të tjera. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat