Gruaja fundoset në baltën pranë plazhit, shpëtohet nga zjarrfikësit

Amerika

Gruaja fundoset në baltën pranë plazhit, shpëtohet nga zjarrfikësit

Më: 12 prill 2021 Në ora: 11:47
Camille Coelho

Një grua nga Boston, e cila e nxori për shëtitje qenin e djalit të saj, u përpoq t’i binte një rruge të shkurtër për në plazh dhe iu deshtë të shpëtohej pasi u zhyt në baltë të thellë.

Camille Coelho, 54 vjeçare, tha se kishte menduar se rruga ishte me zhavorr, por doli të ishte me baltë.

“Nuk kam ecur asnjëherë këndej dhe nuk do të eci më. Dukej sikur të ishte zall dhe po përpiqesha të ecja aty për të arritur në plazh, por nuk ishte zall”, tha Coelho për WBZ-TV.

Ajo deklaroi se përfundoi duke u zhytur dhe mbërthyer në baltë deri tek gjunjët.

Dëshmitarët thirrën zjarrfikësit në vendngjarje, të cilët vendosën shkallët horizontale për të arritur tek Coelho dhe qeni Lucy, i cili nuk u zhyt por qëndroi me kujdes pranë Coelho.

Raportohet se gruaja shpëtoi pa ndonjë lëndim nga ky incident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat