Venezuela po i braktis aeroplanët luftarakë rusë ‘Sukhoi SU-30’

Amerika

Venezuela po i braktis aeroplanët luftarakë rusë ‘Sukhoi SU-30’

Më: 12 prill 2021 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Edhe pse vitin e kaluar Venezuela kishte blerë nga Rusia 22 aeroplanë luftarakë “Sukhoi Su-30”, ende pa kaluar një vit, 65 për qind e tyre janë jashtë funksionit, me probleme teknike.

Sipas burimeve brenda Forcave të Armatosura të Venezuelës, arsyeja që kjo përqindje e këtyre aeroplanëve nuk janë në gjendje të fluturojnë, ka të bëjë me probleme të ndërlikuara teknike, probleme të cilat ekspertet ushtarakë rusë nuk mund t’i riparojnë.

Distanca e madhe në mes të Venezuelës dhe Rusisë për servisimin e aeroplanëve, si dhe problemet e shumta teknike të aeroplanëve “Sukhoi SU-30”, si duket do ta shtyjnë këtë vend që të heqë dore nga aeroplanët luftarakë rusë dhe të kërkojë zgjedhje tjera.

Problemet teknike me të cilat përballen këta aeroplanë, kishin quar edhe në rrëzimin e një aeroplani në nëntor të 2019.

Te “Sukhoi SU-30” problem teknike ishin shfaqur menjëherë pas ngritjes, çka kishte ndikuar që aeroplani të kthehej përmbys. Me ktë rast edhe ishte pamundësuar katapultimi i pilotëve para se të rrezohet aeroplani, duke çuar në humbjen e dy pilotë venezuelas.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat