SHBA-ja ka administruar deri më tani më shumë se 200 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19

Amerika

SHBA-ja ka administruar deri më tani më shumë se 200 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19

Më: 16 prill 2021 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

Më shumë se 202 milionë doza të vaksinës kundër coronavirusit janë administruar në SHBA, bazuar në të dhënat e publikuara nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Sipas CNN, CDC raportoi se janë administruar më shumë se 202 milionë doza, rreth 78 për qind e 258 milionë dozave të shpërndara.

Në përgjithësi, rreth 38.5 për qind e popullsisë amerikane – gati 128 milionë njerëz janë vaksinuar me së paku një dozë, dhe rreth 24 për qind e popullsisë amerikane – gati 81 milionë njerëz – janë vaksinuar plotësisht.

Ndryshe, SHBA-ja është vendi më i goditur rëndë nga pandemia e COVID-19. Deri më tani, vendi ka regjistruar 31.5 milionë raste si dhe 565 mijë viktima.

Numri i përgjithshëm i rasteve në botë si pasojë e coronavirusit u rrit në 139 milionë, derisa numri i viktimave është 2.9 milionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat