Pamjet virale/ Tentojnë ta grabisin në karburant, burri spërkat me benzinë hajdutët

Amerika

Pamjet virale/ Tentojnë ta grabisin në karburant, burri spërkat me benzinë hajdutët

Më: 3 maj 2021 Në ora: 13:22
Pamje nga Kili

Një situatë e pazakontë është regjistruar në një karburant në Kili. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur momentin kur tre hajdutë spërkaten me benzinë nga një burrë.

Duket se burri e ka pikasur që ata duan të grabisin, ndaj ka reaguar menjëherë.

Në pamje shihet sesi ata vrapojnë të tmerruar dhe përpiqen që të futen sërish brenda furgonit.

Pamjet janë bërë virale, teksa shumë ndjekës kanë vlerësuar reagimin e menjëhershëm të shoferit të automjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat