Mbi 105 milionë njerëz të vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 në SHBA

Amerika

Mbi 105 milionë njerëz të vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 në SHBA

Më: 3 maj 2021 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Më shumë se 105.5 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19.

Këtu përfshihen më shumë se 40 përqind e popullsisë së rritur dhe rreth 70 përqind e të moshuarve, sipas të dhënave të botuara këtë të hënë nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, shkruan CNN.

CDC raportoi se janë administruar 246 milionë e 780 mijë e 203 doza totale të vaksinës kundër koronavirusit ose rreth 79 përqind e dozave të dorëzuara që janë 312 milionë e 509 mijë e 575 doza.

Kjo shifër përbën rreth 1.2 milion doza më shumë të raportuara të administruara që nga dita e diel, për një mesatare shtatë-ditore prej rreth 2.3 milionë doza në ditë.

Shkalla mesatare ditore e vaksinimeve është në rënie për rreth dy javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat