Uniformat blu i dhanë lamtumirën e fundit oficerit të NYPD, Anastasios Tsakos, i vrarë gjatë kryerjes së detyrës

Amerika

Uniformat blu i dhanë lamtumirën e fundit oficerit të NYPD, Anastasios Tsakos, i vrarë gjatë kryerjes së detyrës

Më: 5 maj 2021 Në ora: 16:15
Uniformat blu i dhanë lamtumirën e fundit oficerit të NYPD, Anastasios Tsakos

GREENLAWN, NYC (E martë, 4 maj 2021) - Familja, miqtë dhe vëllezërit dhe motrat nga rradhët e uniformave blu të NYPD, dolën të martën për t'i dhënë lamtumirën e fundit një oficeri të NYPD, Anastasios Tsakos, i cili u vra gjatë kryerjes së detyrës, javën e kaluar.

Shërbimet e varrimit u mbajtën në lagjen Greenlawn për Oficerin Anastasios Tsakos, i cili u godit fatalisht nga një drejtues automjeti i dyshuar si i dehur, gjatë një parakalimi në autostradën Long Island Express në Queens javën e kaluar.

Ndërsa këmbanat e kishës dhanë kumtin, autoritetet e larta të qytetit, zyrtar të lart të policies, zjarrfiksve, dhe ndihmes emergjente, në shenjë respekti kaluan dhe u lutën mbi arkivolin e oficerit Anastasios Tsakos, vendosur në altarin e Kishës Ortodokse Greke St. Paraskevi.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe kolegët e tij nga Shoqata Amerikane Shqiptare e Policisë Iliriane, me punonjësit shqiptaro-amerikanë të ruajtjes së rendit, në uniformat blu të NYPD

Ceremoninë e lamtumirës e përshendetën të parët Kryetari i Bashkisë Bill de Blasio dhe Komisioneri i NYPD Dermot Shea .

"Nuk ka kuptim nëse dikush, që mund të jetojë jetën e tij të drejtë në çdo mënyrë dhe të iknga kjo jetë, të ndahet nga ne kaq tmerrshëm," tha de Blasio. "Por heroizmi i tij na lartëson."

Kryebashkiaku, më pas përmendi 14 vitet e shërbimit heroik të oficerit, duke i thënë familjes së tij të pikëlluar se vdekja e tij tragjike, ju bën krenar.

"Ne kemi një shans të bëjmë përfundimisht diçka ndryshe," tha ai. "Të kalojë një ligj në Albany që më në fund do të penalizojë ata që ngasin makinën të dehur dhe lëndojnë të tjerët dhe vrasin të tjerët, për të krijuar përfundimisht pasoja atje ku nuk kanë ekzistuar".

Tsakos, i cili nuk kishte marrë një ditë të sëmurë për 10 vjet dhe ai kishte në rekord 200 arrestime, dhe u gradua pas vdekjes me gradën klasë e parë të detektivit.

Ndërsa, jashtë në oborrin e Kishës, dhe dy anët e rugës qëndronin qindra, oficerët e policisë dhe lider e personalitet të komuniteti në shenjë respekti, një grup mbështetesish për Tsakos, i njohur si miqtë e "Tasso", u përshëndete me gruan e tij Irene dhe dy fëmijët e tyre të vegjël.

Ne jemi një familje me traditat tona, dhe gjithmonë uronim njëri tjetrin në çdo gëzim, "Të plakeshim së bashku", tha Irene Tsakos, por ja që "Ky ishte vetëm dëshira jonë. Perendia e mori nga ne shumë shpejt", u tha ajo gazetarve.

Një kortezhin e uniformave blu për ti dhënë lamtumirën e fundit e drejtuan drejt varrezave mejtet e motorizuar të policies, në krye me prej të paktën 250 motoçikletash në rrugën Pulaski, ndërsa pas tyre automjeti me arkivolin ndiqej gjatë gjithë rrugës nga veturat bardh e blu të policies të cilat kishin ardhur nga i gjithë NYC për respekt dhe homazhe.

Gjatë ceremonies për të nderuar oficerin e rënë, të hënën e të marten në Funeral Home, dhe në Kishë dhe orborin e saj megjithëse erdhën mijëra vetë, ata zbatuan masat e rekomanduara nga bashkia në mbrojtjen nga Covid – 19,.

Brenda kishës , dhe në varrim vetëm 180 njerëz u lejuan të merrnin pjesë për shkak të kufizimeve të COVID.

Në ndërkohë donatorët, hapi në fondin e bamirësisë në portalin e njohur dhe serioz GoFundMe, për familjen Tsakos, duke mbledhur deri tani më shumë se 225,000 dollarë, ndërsa, shkruan shtypi njujorkez, një mbledhje e veçantë fondesh është e ngritur për familjen e oficerit Anastasios Tsakos, nga Fondi i Parë, e cila mbledh para për policinë dhe familjet ushtarake. Ata kan mbledhur më shumë se 85,000 dollarë.

Kurse Fondacioni “Tunnel to Towers” gjithashtu njoftoi se po paguan hipotekën në shtëpinë e familjes.

"Kjo ishte një vrasje veçanërisht e tmerrshme", tha kongresmeni në pension Peter King. "Me të gjitha sulmet ndaj policisë, mënyra se si po sulmohen policët çdo ditë, mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme për të gjithë njerëzit që ajo çështje të ngrej shqetesimet tona, dhe të tregojmë me shume respect ndaj onformave blu."," tha ai.

Ai dhe familja e tij u transferua në East Northport më pak se një vit më parë dhe fqinjët thonë se Tsakos u bëri një përshtypje të veçantë për mirësjelljen e tij.

"Ai e donte gruan e tij, Irene, dhe fëmijët e tij dhe natyrisht vëllain e tij dhe prindërit e tij që erdhën nga Greqia," tha Toger i NYPD John Pappas, i cili shtoi : "E gjithë familja është shkatërruar shpirtërisht. Kushdo që e ka njohur atë është i shkatërruar shpirtërisht."

Dedegtivi Anatasios Tsakos, është një veteran i NYPD, 43-vjeçari Tsakos lë pas një bashkëshort dhe dy të fëmijët të vegjël, një vajzë 6-vjeçare dhe një djalë 3-vjeçar.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat