1 mln dollarë për vaksinën/ Ohajo, një lotari javore për të joshur ata që hezitojnë

Amerika

1 mln dollarë për vaksinën/ Ohajo, një lotari javore për të joshur ata që hezitojnë

Më: 13 maj 2021 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Shteti amerikan i Ohajos do ti ofrojë cmime në para, prej 1 milionë dollarësh, pesë personave që do të marrin vaksinën anti covid, në kuadër të një llotarie që synon të tërheqë sa më shumë njerëz drejt imunizimit.

Guvernatori i Ohajos, Mike DeWine, tha se vetëm banorët e rritur që do të marrin vaksinën janë të përzgjedhshëm për lotarinë. I pari nga pesë çmime të përjavshme do të shpallet më 26 maj. Guvernatori tha se lotaria do të paguhet me fondet e ndihmës nga koronavirusi të dhëna nga qeveria federale. Një lider botëror për sa i takon vaksinimit, SHBA ka vaksinuar deri më tani 58.7 për qind të të rriturve kundër koronavirusit.

Një program i suksesshëm vaksinimi ishte thelbësor për të frenuar pandeminë në SHBA, vend ky që ka regjistruar më shumë se 32 milionë infektime në total, shifra më e lartë kjo në botë. Presidenti Joe Biden ka vendosur një objektiv, atë të vaksinimit të 70 për qind të të rriturve deri më 4 korrik, ditën e pavarësisë së SHBA.

Sidoqoftë, prej javësh tashmë, numri i vaksinave që po administrohen ka ardhur në rënie në shkallë kombëtare dhe zyrtarët thonë se ka një hezitim mes disa amerikanëve. Për të bindur të lëkundurit, ofrohen në të gjithë vendin çmime të ndryshme, përfshirë birra falas, petulla falas, bileta për evente sportive falas etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat