Politikania u thotë protestuesve të lënduar nga Policia “të mos qajnë për një sy”

Amerika

Politikania u thotë protestuesve të lënduar nga Policia “të mos qajnë për një sy”

Më: 27 maj 2021 Në ora: 23:31
Kolumbi

Pas më shumë se një muaj protestash në të cilat 46 persona pësuan lëndime në sy nga gazi lotsjellës i policisë, një politikane kolumbiane ka nxitur debat duke u thënë demonstruesve të “mos qani për një sy”.

“Mos mashtroni kolumbianët dhe mos e mashtroni komunitetin ndërkombëtar dhe ndaluni së qari për një sy”, ka thënë Paola Holguin, senatore nga Qendra Demokratike, drejtuar politikanëve opozitarë gjatë një fjalimi virtual të mërkurën në mbrëmje.

Qëkur shpërthyen protestat në prill, përgjigja policore ka qenë brutale, shkruan “The Guardian”. Së paku 43 protestues janë vrarë nga policia, sipas monitoruesve të të drejtave të njeriut.

46 njerëz kanë pësuar lëndime në sy, duke nxitur spekulimet se policia po synonte me qëllim verbërimin e protestuesve. Një taktikë e ngjashme ishte përdorur nga policia në Kili në vitin 2019.

Presidenti Ivan Duque dhe aleatët e tij janë përpjekur të fajësojnë krahun opozitar politik për protestat.

Fjalimi i Holguinit erdhi para se senati të votonte nëse duhet që ministrit të Mbrojtjes t’i censurohej qëndrimi rreth reagimit policor.

Të martën në mbrëmje, pjesa jugperëndimore e qytetit të Tuluas ishte djegur pas skenave të kaosit dhe vandalizmit. Protestuesit kanë vënë bllokada me ushqim, naftë e pajisje mjekësore në shumë hapësira të shtetit.

“Ju mendoni se të drejtat e njeriut s’janë për të gjithë, por vetëm për ata për të cilët kujdeseni ju”, ka thënë Holguin gjatë fjalimit të saj për ligjvënësit. Më vonë senatorja u shpreh se deklarimet e saj janë keqinterpretuar dhe manipuluar në rrjete sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat