​Gjykata la në fuqi vendimin që “Johnson and Johnson” të paguajë 2 miliardë dollarë dëmshpërblim

Amerika

​Gjykata la në fuqi vendimin që “Johnson and Johnson” të paguajë 2 miliardë dollarë dëmshpërblim

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 20:53
Foto ilustrim

Gjykata Supreme e SHBA ka vendosur që “Johnson and Johnson” të paguajnë gjithsej 2 miliardë dollarë dëmshpërblime për gratë që pretendojnë se kanë marrë kancer të vezoreve për përdorimin e një produkti të kompanisë.

Gjyqtarët sot nuk komentuan mbi refuzimin e ankesës së paraqitur nga kompania “Johnson and Johnson”.

Kompania pretendoi se nuk kishte trajtim të drejtë në një provë që përfshinte 22 gra me kancer, me origjinë të ndryshme nga 12 vende të ndryshme.

Juria e Misurit fillimisht dha 4.7 miliardë dollarë dëmshpërblim për gratë, por Gjykata e Apelit rrëzoi paditë e dy grave dhe uli dëmshpërblimin në dy miliardë dollarë.

Talku i prodhuar nga “Johnson dhe Johnson” përmban azbest, i cili mund të shkaktojë kancer të vezoreve, vendosi juria, ndërsa kompania kundërshtoi të dyja pikat.

“Johnson and Johnson”, me seli në New Brunswick, New Jersey, kanë ndaluar shitjen e pluhurit të tyre të famshëm për foshnje në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ndërsa është ende në tregun tjetër të botës.

Talku është mineral i butë shtresa-shtresa, në ngjyrë të bardhë ose në të gjelbër dhe me shkëlqim si të fildishit, që përdoret zakonisht në trajtë pluhuri në teknikë dhe mjekësi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat