Fauci: Nuk do ta zbulojmë kurrë origjinën e koronavirusit

Amerika

Fauci: Nuk do ta zbulojmë kurrë origjinën e koronavirusit

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 00:32
Anthony Fauci

“Ne kurrë nuk mund ta zbulojmë origjinën e vërtetë të koronavirusit”, u shpreh epidemiologu i njohur amerikan, Anthony Fauci disa ditë pasi presidenti amerikan Joe Biden urdhëroi nisjen e kërkimeve dhe përgatitjen e një raporti brenda 90 ditëve.

“Ne ende nuk e dimë nga erdhi virusi”, shtoi ai.

Fauci gjithashtu ka thënë se informacioni se tre studiues nga Instituti i Virologjisë në Wuhan ishin infektuar në nëntor 2019 rriti shanset që skenari i COVID-19 mund të kishte dalë nga një laboratori.

“Ne duhet të hetojmë lidhjen, por edhe provat se ka diçka tjetër, të tilla si një rrjedhje laboratorike. Mundësi të hapura”, deklaroi ai.

Më parë, një ish-zyrtar i lartë britanik foli për shkatërrimin e fakteve që zbulojnë një “rrjedhje” të mundshme të koronavirusit nga laboratori në Wuhan dhe që deri tani ka marrë miliona jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat