Makina me shpejtësi të çmendur del nga rruga në Teksas dhe përfundon në turmën me njerëz

Amerika

Makina me shpejtësi të çmendur del nga rruga në Teksas dhe përfundon në turmën me njerëz

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 11:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Një garues makinash, doli nga rruga me baltë ku po garonte dhe shkoi në drejtim të spektatoëve duke lënduar 29 persona.

Ngjarja ka ndodhur në Teksas të dielën në mëngjes, rreth orës 06:30 minuta.

Aksidenti duket tragjik, ndërsa turma e njerëzve duket teksa bërtet.

Njerëzit e pranishëm u përpoqën që të ndihmojnë të plagosurit, përpara se të mbërrijnë ambulancat.

Mbetet e paqartë se çfarë e bëri shoferin të dilte nga pista dhe të përplasej me turmën e spektatorëve, por Scott Smith, pronari i Rock Solid Protection, i cili kishte pastruar pistën për garën, tha se incidenti ndodhi kur makina goditi një copë balte dhe humbi kontrollin.

Nga 29 të lënduarit, tetë prej tyre shkuan në spital, ndërsa tre janë në gjendje kritike për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat