Vrau katër anëtarë të një familje myslimane në Kanada, akuzohet edhe për terrorizëm

Amerika

Vrau katër anëtarë të një familje myslimane në Kanada, akuzohet edhe për terrorizëm

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

Prokurori i Përgjithshëm i Kanadasë ka miratuar akuzat për terrorizëm ndaj Nathaniel Veltman, i cili akuzohet se vrau me kamion katër anëtarë të një familjeje myslimane në Ontario.

Sipas policisë së Londrës 20 vjeçari qëllimisht shënjestroi familjen për shkak të besimit të tyre, shkruan BBC.

I dyshuari gjithashtu përballet me katër akuza për vrasje të shkallës së parë dhe një akuzë për vrasje në tentativë.

Salman Afzaal, 46 vjeçar, Madiha Salman, 44 vjeçare, Yumna Afzaal, 15 vjeçare dhe nëna, Afzaal, 74 vjeçare, u vranë ndërsa ishin në një shëtitje në mbrëmje më 6 qershor.

Djali nëntë vjeçar i familjes është i vetmi që i mbijetoi këtij sulmi teksa vazhdon të trajtohet në spital pas lëndimeve të marra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat